Transport falas për porosi mbi 5000L

Pyetje dhe përgjigje.

Ku mund ta parkoj makinën?

Parkimi është i disponueshëm në qendrën tregtare.



Sa kate është Hamleys?

Hamleys përfshin të gjithë katin e dytë të qendrës tregtare Emerald dhe kati i tretë ka tre dhoma festash me temë Hamleys.



Sa është tarifa e hyrjes në Hamleys?

Asgjë! Tarifa e hyrjes në botën e argëtimit është plotësisht pa pagesë. Vetëm në disa atraksione duhet të paguani.



Mund të paguaj në Euro ose Dollar?

Po, ne pranojmë euro dhe dollar në Hamleys. Kursi aktual i këmbimit është gjithmonë i disponueshëm në kasë.



Mund të hyj në Hamleys me një qen?

Fatkeqësisht, për arsye sigurie te fëmijëve, qentë nuk lejohen.



A ofroni kupona për dhuratë?

Po, është e mundur të blini kupona për dhuratë në kasë.



A ka dollap për të vendosur gjërat personale në Hamleys?

Po disponohet në hyrje, të gjitha blerjet e jashtme duhet të mbahen në dollapë para se të hyni në dyqan.



A janë të lejueshme karriget me rrota në Hamleys?

Po! Klientët me aftësi ndryshe janë më se të mirëpritur në dyqanin tonë dhe ne do të bëjmë çmos që vizita e tyre të jetë sa më e rehatshme.



Si i trajtojmë kthimet dhe ankesat?

Me kthimet proçedohet në tavolinën e shërbimit të klientit.



A mund të bëj një foto me arushin?

Sigurisht! Arushat tanë Hamley dhe Hattie janë gjithmonë në dispozicion për ju. Ajo që duhet të bëni është t’i ‘kapni’ diku në dyqan!



A mund të hyjë fëmija im i vogël në atraksione?

Çdo atraksion është i ndryshëm dhe rekomandohet për fëmijë të moshave të ndryshme. Ekziston një listë rregullash të vendosura përpara çdo atraksioni ku mund të shihni per sa vjeç është atraksioni i lejueshëm.



A mund të hyj në Hamleys me një karrocë fëmijësh?

Po, sigurisht.



A ka ndonjë pije freskuese në Hamleys?

Po, në katin e tretë të qendrës tregtare mund të gjeni shitës me pakicë ushqimesh dhe pijesh nderkohë kaloni një moment dhe në pjesën e jashtme.