Themeluesi i dyqanit tonë të lodrave, William Hamley nga Britania e Madhe, u rrit në Cornwall,Angli. Ai thjesht mund të ishte bërë një punëtor në minierë ose një peshkatar sipas traditës së vendit ku jetonte por për fatin tonë, kjo nuk ndodhi.
Në 1760, William Hamley hapi dyqanin e parë të lodrave Hamleys në Londër. Dhe argëtimi më në fund filloi!
Hamleys bëhet një fenomen.
Dashuria e William për lodrat ishte po aq e fortë sa synimi i tij për të parë një buzëqeshje në fytyrat e fëmijëve të vegjël. Kjo është arsyeja pse dyqani u mbush shpejt me kukulla prej lecke, ushtarë prej teneqeje, kuaj lëkundës dhe lodra të tjera të njohura në atë kohë, të cilat fëmijët mund t’i shihnin dhe t’i provonin personalisht.
Ne kohen kur Mbreteresha Viktoria u ngjit ne fronin e Mbreterise se Bashkuar,Hamleys tashme ishte nje marke e njohur.
DYQANI Më I FAMSHëM I LODRAVE TANI KA NJë ADRESë Të RE.
Raftet e dyqanit filluan të mbusheshin jo vetëm me kukulla, fenerë magjikë dhe anije, por edhe me pajisje sportive, shkopa kriketi dhe topa futbolli.
Dyqani I lodrave Hamleys madje krijoi një lojë të re me dy raketa dhe një top Ping-Pong!
Hamleys duhej te ndalonte vagonat e kuajve me dergesat e lodrave, keshtu dyqani u mbyll per disa vite.
E PREMTE E ZEZë
Depresioni i Madh në fund të viteve 1920 preku rëndë Hamleys, po aq shumë sa dhe ndërmarrjet e tjera. Bizneset u mbyllën, dhe e qeshura e fëmijëve ndaloi në dyqanin tonë të lodrave.
Walter Lines
RILINDJA E DYQANIT MË TË MIRË TË LODRAVE
NË BOTË
Jo shumë kohë pas kësaj, të qeshurat e fëmijëve dhe klientët u kthyen në dyqan, së bashku me një kontratë fitimprurëse e cila ishte një lloj shpërblimi për Walter Lines. Në vitin 1938, Hamleys u emërua zyrtarisht një furnizues i lodrave për familjen Mbretërore Britanike.
BETEJA AJRORE SIPëR ÇATISë Së DYQANIT HAMLEYS
Në vitin 1940, Europa u trondit nga Lufta e Dytë Botërore dhe beteja ajrore mbi Britaninë e Madhe u zhvillua pikërisht mbi çatinë e Hamleys në Londër. Megjithatë, dyqani i lodrave i mbijetoi pesë sulmeve ajrore dhe gjithë bombardimeve Gjermane.
Edhe gjatë Blitz-it, punonjësit me helmeta vraponin në dyqan për të dorëzuar lodrat në hyrjen kryesore.
ARGËTIM PA FUND NË TË GJITHË BOTËN!
Popullariteti i Hamleys ishte vazhdimisht në rritje gjatë shekullit të 20-të dhe së shpejti, dyqani i lodrave në Regent Street u bë fenomen botëror.
Regent Street ne Londer
Në nëntor 2022, ëndrra e William Hamley do të realizohet në Shqipëri. Ky dyqan i bukur ndodhet në zemër të Tiranës, brënda qendrës tregtare Emerald dhe është dyqani më I madh I lodrave në Europë 5,000m2. I gjithë kati i dytë është i mbushur me lodra, në katin e tretë ndodhen dhomat e Hamleys për aktivitete, dhe atraksione në të dy katet! Klientët do të gjejnë një përvojë unike gjatë vizitës së një dyqani gjigand lodrash të ndërthurur me një park argëtimi. Mijëra lodra, plotë atraksione dhe plotë argëtim! Ky është Hamleys në Tiranë – ëndrra që me të vërtetë u bë realitet!