Hamleys_logo

Find a store

Le të fillojë argëtimi

Mirësevini në Hamleys - bota e argëtimit pa fund, lodra dhe lojëra të mrekullueshme dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme: atraksione të mahnitshme!

Eksploroni dhe provojini të gjitha, hajdeni direkt në botën magjike të lodrave dhe argëtimit

Karusel
i stilit Venecian

Çfarë ëndrre, apo jo? Një karosel gjigand plotë me kuaj druri që kërcejnë dhe karroca të rehatshme mbretërore - të gjitha shkëlqejnë, xixëllojnë ndërkohë që muzika luhet me zë të lartë. Pra, çfarë po prisni? Le të fillojë udhëtimi!

Labirinti i pasqyrës

Gjithçka në Hamleys është shumë argëtuese - edhe kur dikush humbet! Shijoni argëtim pafund në një labirint modern pasqyre plotë me efekte speciale dhe sfond misterioz muzikor. Sapo të gjeni rrugëdaljen, një tjetër aktivitet qesharak do të të presë: pasqyrat e shtremberuara në fund të labirintit do të pasqyrojnë ju dhe miqtë tuaj në format më të çuditshme!

Net Play

Ne ofrojmë një botë plot aventura që inkurajon çdo fëmijë, është një kombinim i shkëlqyer i argëtimit por dhe sigurisë.

Soft Play

Zona jonë unike e lojërave ka aktivitete për të gjitha moshat. Fëmijët do të kalojnë një kohë të mrekullueshme duke eksploruar krijimtarinë e tyre.

Water Play

Hidhni ujë nga pishinat individuale, eksploroni shatërvanin, lërini topat të kalojnë nëpër pengesat e ndryshme … Uji është një element me të cilin mund të përjetoni shumë argëtim dhe gjithashtu të mësoni shumë. Ejani të zhyteni në sekretet e botës së ujit!